Vendimi i fundit i qeverisë gjermane për të shitur 50 mijë Bitcoin me çmim 54 mijë dollarë (50 mijë euro) i ka kushtuar atyre me humbje pothuajse 1.7 miliard dollarë (1.6 miliard euro).
Në muajin korrik, Gjermania shiti pothuajse 50 mijë Bitcoin me çmim rreth 54 mijë dollarë nga asetet e konfiskuara për të gjeneruar 2.8 miliardë dollarë (2.64 miliardë euro).
Fondet ishin siguruar për procedurat e vazhdueshme penale që lidhen me çështjen “movie2k” në Gjykatën Rajonale të Leipzigut.
Megjithatë, të dhënat e fundit zbuluan se autoritetet gjermane fillimisht kishin planifikuar të shisnin 50 mijë BTC me çmim 64 mijë dollarë.
Nëse do ta kishin realizuar këtë plan, ata mund të kishin fituar 400 milionë dollarë më shumë.
Në kohën aktuale, me çmimin e Bitcoin që është 89,577 dollarë për monedhë, mundësia e humbur bëhet edhe më e qartë, pasi 50 mijë BTC do të ishin të vlerësuar mbi 4.47 miliardë dollarë.
Kjo përbën një humbje të përllogaritur prej gati 1.7 miliard dollarësh në fitime të humbura./Telegrafi