Hapet ura e Madhe në Kukës

0 minutes, 33 seconds Read

Është inauguruar sot Ura e Madhe në Kukës, ku të pranishëm kanë qenë edhe kryeministri Edi Rama dhe zv-kryeministrja Belinda Balluku.

Kryeministri është përshëndetur me qytetarët që kishin ardhur në inaugurimin e urës, ndërsa është pritur me këngë dhe valle.

Ura e Madhe e Kukësit mbi lumin Drin ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metra, një lartësi prej 56 metra.

Ura do të ketë 4 korsi, në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen nga bazamenti në harkun e urës.

 

Publikime te ngjashme