Në Malishevë vetura godet për vdekje një person që ishte në karrocë

0 minutes, 38 seconds Read

Një veturë e ka goditur për vdekje një person që ishte në karrocë.

Shoferi i veturës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Banjë, Malishevë / 26.10.2024 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr viktima mashkull kosovar. Si pasojë viktima dyshohet se ka mbetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor.”

Publikime te ngjashme