Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

0 minutes, 34 seconds Read

Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero, duket se nuk i ka lënë të gjitha shprehitë e kohës kur ishte reper.

Para banorëve të Big Brother VIP Kosova, ai përdori frazën “gang-gang”, duke e thirrur me zë të lartë. Në atë moment, banorët duartrotikën.

“Nashta ju ka marrë malli, ‘gang, gang’”, tha ish-reperi para të gjithëve.

Gjatë diskutimit për muzikën dhe fenë islame, Fero deklaroi se e ka lënë muzikën, por është pro ilahive apo këngëve fetare.

Ish-reperi foli për çështje të shumta, gjithashtu tregoi në fillim të konferencës se pse e la muzikën./Telegrafi

Publikime te ngjashme