Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

2 minutes, 1 second Read

Një debat i ashpër mes ish-deputetëve dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së, Gani Geci dhe Nait Hasani, ka shpërthyer gjatë një emisioni ku në qendër të diskutimit ishin dëshmitarët e Gjykatës Speciale në Hagë.

Geci, që u lidh përmes telefonit, e sfidoi Hasanin dhe një tjetër ish-deputet, Fatmir Humolli, duke e pyetur atë për arrestimin e Mujës, ushtarit më të mirë të Humollit.

Gjatë debatit në T7, Geci përmendi ish-presidentin Hashim Thaçi, duke pohuar se ai kishte themeluar Gjykatën Speciale për të tjerët, dhe jo për veten e tij.

Ai shtoi se Vetëvendosje nuk kishte lejuar Thaçin ta zhbënte këtë gjykatë kur kishte kuptuar se edhe ai mund të arrestohej.

Në përgjigje, Humolli e quajti këtë “paragjykim”, ndërsa Geci vijoi duke thënë se ai dhe vëllai i tij, Fadil Geci, kishin dëshmuar kundër komunikatës 59, e cila pretendonte se Geci kishte udhëhequr një ofensivë serbe, gjë që ai e mohoi kategorikisht.

Debati u ndez edhe më tej kur Geci e quajti Nait Hasanin “gënjeshtar”, duke e akuzuar se kishte tradhtuar Zahir Pajazitin.

Ai i tha Hasanit se Zahir Pajaziti e kishte paralajmëruar që të mos tërhiqej, por që Hasani kishte vepruar ndryshe, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj serbëve.

Në kundërshtim me këto akuza, Hasani deklaroi se nuk ishte takuar kurrë me Gecin, duke e mbrojtur veten nga pretendimet e tij.

“Ne kemi bërë një luftë çlirimtare, kundër Serbisë dhe kundër njerëzve që e kanë pengu luftën për liri dhe çlirim. Ne nuk kemi luftu kundër njerëzve, as shqiptarëve e as serbëve që kanë dasht të jetojnë. Ne kemi luftu kundër Serbisë si pushtet si shtet për me shliru Kosovën. Asnjë dimension tjetër lufta jonë s’ka pas as nuk ka”.

“Në gjykatën e Hagës që është mbajt për Ramushin për Fatmirin është dëshmu si luftë çlirimtare sepse kanë dalë njerëzit e pafajshëm nga ajo gjykatë”.

Ky përplasje mes dy figurave të njohura të UÇK-së vazhdon të tërheqë vëmendjen e opinionit publik, veçanërisht për shkak të ndërlidhjes së saj me dëshmitë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Publikime te ngjashme