Rohde promovon turizmin në Kosovë, prezanton edhe një hardhucë që e mbante në dorë gjatë ngjitjes në Malet e Sharrit

0 minutes, 51 seconds Read

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde po vazhdon me eksplorimin e bukurive të Kosovës dhe promovimin e tyre.

Ai dje është ngjitur në majën e Kobilicës në lartësinë 2528 metra, e cila gjendet në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mbi malin e Lubinjës në Malet e Sharrit.

Në një postim në “X” ambasadori gjerman ka ndarë një video nga kjo eksperiencë të cilën e ka quajtur si të mahnitshme.

“Ecje fantasstike me shoqëri të mahnitshme dje! Këtë herë nuk ka not, por kemi pasur takime të ngushta me jetën e egër dhe një shi freskues”, ka shkruar Rohde.

Në videon e publikuar ambasadori shihet teksa e mban në dorë edhe një hardhucë.

Publikime te ngjashme