Kryetari i Zveçanit viziton vendin ku ndodhi shpërthimi, publikon pamjet e dëmëve të shkaktuara

1 minute, 14 seconds Read

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka vizituar vendin ku mbrëmë pas mesnate ndodhi një shpërthim.

Peci ka dënuar shpërthimin që ndodhi pranë pompës së benzinës Lab-Oil, transmeton Telegrafi.

“Mbrëmë pas mesnatës ka ndodhur një shpërthim pranë pompës së benzinës Lab-Oil. Nga ky incident nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale në objektin e pompës dhe disa vetura. Komuna e Zveçanit dënon këtë akt dhe personat të cilët e shkaktuan incidentin”, ka pohuar Peci në postimin e tij në Facebook.

Kryetari i komunës ishte në vendin e ngjarjes për të parë gjendjen dhe për të falenderuar Policinë e Kosovës për gatishmërinë e tyre dhe profesionalizmin e treguar në çdo moment.

Ndryshe, një shpërthim ka ndodhur afër një pompe të benzinës në qendër të Zveçanit rreth mesnatës.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin, derisa tha se nuk ka të lënduar nga shpërthimi.

“Rreth mesnatës, në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit, ka ndodh një shpërthim”, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Gjithashtu, ai ka njoftuar se ka dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi.

 

Publikime te ngjashme