Humanisti i njohur kosovar, Halil Kastrati ka dalë me një sqarim për opinionin publik, duke bërë të ditur se nuk do t’i bashkohet asnjë partie politike për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka thënë se do të vazhdojë ta bëjë punën që e ka bërë deri më tash – atë të humanizmit.
Kohëve të fundit ka pasur spekulime se hoxha Kastrati do të mund t’i bashkohet ndonjë formacioni politik me bazë konservatore, shkruan Ballkani.info.
Sqarimi i plotë i Halil Kastratit:
Sqarim lidhur me spekulimet rreth përfshirjes sime në politikë:
Dua të sqaroj të gjithë shqiptarët kudo që janë se informacionet që po qarkullojnë në rrjetet sociale rreth përfshirjes sime në politikë janë të pavërteta.
Nuk jam dhe nuk kam synim të jem pjesë e asnjë partie politike.
Fokusimi im mbetet në projekte të tjera që kanë të bëjnë me humanizmin dhe kontributin për të gjithë ata që kanë nevojë.
Andaj ju lutem mos bini pre e lajmeve të rreme që bëhen vetëm për klikime.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Zoti, kurrë mos ju humbtë!