Arsenijeviq iu fishkëllen ministrave në Veri, arrestohet dhe denohët me gjobë për prishje të rendit

0 minutes, 56 seconds Read

Lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq është arrestuar sërish sot në stacionin policor verior në Mitrovicë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, i cili ka thënë se i njëjti do të dërgohet për investim.

“Aleksander Arsenijeviq është arrestuar për prishje e rendit she qetësisë publike”, ka thënë ai.

Ai dyshohet se ka shkuar me një grup qytetarësh tek tavolina e një kafeterie, ku ka qëndruar ministri Sveçla.

Arsenijeviq më pas është liruar pasi është gjobitur.

Ai thekson se nuk do ta paguajë gjobën.

“Në Veri, për indinjatën tonë – unë dhe disa qytetarë – unë me këtë bilbil që dukshëm i shqetëson, tre policë m’u afruan menjëherë dhe u përpoqën të më nënshtrojnë. Jam larguar i qetë, më kanë arrestuar dhe më kanë shkruar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike, për të cilën do të ankohemi dhe nuk do ta paguajmë sepse nuk ka bazë”, tha ai.

Publikime te ngjashme