Një mesazh në WhatsApp dhe përgjimi me Pegasus – Detaji që mund të ketë çuar në eliminimin e Ismail Haniyeh

1 minute, 59 seconds Read

E gjithë bota ktheu sytë për nga eliminimi i liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili në mënyrë krejt të papritur, në mes të Teheranit, u vra në një sulm raketor izraelit të koordinuar, i cili e gjeti të papërgatitur Gardën Revolucionare, e cila ishte ngarkuar me mbrojtjen e Haniyeh.

Disa detaje u mësuan pas eliminimit të Haniyeh, duke përfshirë faktin se ai po strehohej në një godinë të Gardës Revolucionare, kur u sulmua. Kjo është edhe ajo çfarë e shastisi më së shumti opinionin publik.

Megjithatë, një detaj i ri – ende i pavërtetuar në rrugë zyrtare – tregon se ka qenë një detaj, ndoshta i papërfillur nga vetë Haniyeh dhe mbrojtja e tij, ai i cili çoi në goditjen e liderit palestinez.

Pikërisht një mesazh në median sociale WhatsApp!

Në bazë të disa raportimeve jozyrtare lidhur me çështjen, miliarderi hebre Yan Horysovych Koum, i cili është edhe bashkëthemelues i WhatsApp, ka pasur rol në gjithë këtë.

Haniyeh mendohet se i ka dërguar një mesazh në këtë platformë një prej djemve të tij, duke harruar gjithë rrezikun që mund t’i kanosej. Përmes këtij mesazhi, besohet se atij i është marrë koordinata e saktë se ku ndodhej në çastin e sulmit, i cili ngjau në orën 02:00 të 31 korrikut, me atë iraniane.

Më pas, për të dekriptuar gjithë koordinatat e nevojshme, është përdorur mendohet Pegasus, një “spyware” nga prodhuesi izraelit NSO Group, tejet i kontestuar pas një hetimi të mediave mbarëbotërore, me të cilin spiunoheshin gazetarë e politikanë të profilit shumë të lartë.

Pikërisht Pegasus besohet se ka dekriptuar koordinatën e saktë të Haniyeh dhe përmes këtyre të dhënave, i është dhënë mundësia inteligjencës izraelite që të godasë në një sulm të koordinuar me dron në rezidencën e Haniyeh dhe të goditej saktësisht me një raketë.

Nëse konfirmohet ky version, do të ishte jo vetëm një goditje e madhe për Izraelin në aspektin logjistik, por edhe një fragment, i cili ngre dyshime të mëdha qoftë për aftësinë e Iranit për të mbrojtur veten, por edhe të vijimit të shqetësimeve rreth spiunazhit me Pegasus – një armë e vërtetë izraelite tashmë, e cila mund të spiunojë dhe gjurmojë çdokënd!

Publikime te ngjashme