Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet të kenë ndihmuar Faton Hajrizin të arratisej nga burgu.
Lajmin e kanë bërë të ditur burime të Indeksonline, brenda Policisë.
Të dyshuarit në fjalë janë arrestuar në Skenderaj.
Hajrizi u arratis nga burgu për herë të nëntë, më 6 korrik të këtij viti.
Për pothuajse dy javë, ai qëndroi në arrati, për të lëvizur në Serbi, ku edhe dyshohet se kishte hapur zjarr me armë ndaj disa policëve serbë në Loznicë, një prej të cilëve vdiq.
Hajrizi u vra nga autoritetet serbe dje, pasi u kërkua rreth 40 orë./Indeksonlin