Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar punën e Komandantit të FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari.
Ai ka vlerësuar se prej kur e ka marrë komandën Jashari ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë.
I pari i Qeverisë së mbrëmë ka treguar se mbrëmë ka biseduar gjatë me komandantin e FSK-së për të arriturat e kësaj force.
“Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë. Biseduam gjatë mbrëmë për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme. Forcimi e zgjerimi i ushtrisë sonë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit është rruga e sigurtë drejt NATO-s”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në “Facebook”.