Ambasadorja amerikane në NATO, Julienne Smith ka tërhequr vërejtjen se Rusia po i përdorë metodat klasike me qëllim të destabilizimit të rrethanave në Ballkanin Perëndimor.
Ajo i cilësoi “taktika klasike” të Moskës zyrtare veprimet që po bëhen në rajon e që kanë për qëllim destabilizimin.
“Ky (destabilizImi) është qëllimi përfundimtar dhe Rusia përdor një listë klasike instrumentesh për ta bërë këtë. Një nga mjetet e preferuara është përdorimi i dezinformatave, të cilin ajo i përdorë në tërë rajonin për të ndarë shoqëritë nga brenda, për të ndarë Evropën nga brenda si dhe për të ndarë Shtetet e Bashkuara nga aleatët evropianë dhe miqtë tanë në Ballkani Perëndimor”, deklaroi ambasadorja Smith në një konferencë virtuele me gazetarë.
Dezinformimi sipas saj është një lojë klasike e Kremlinit ndërsa ajo përmendi edhe sulmet qëllimkeqe kibernetike ndër metodat që i përdorë regjimi i Moskës.
Julienne Smith konfirmoi se aleanca veriatlantike e bën pikërisht të kundërtën dhe angazhohet në stabilizimin e rajonit.
Ambasadorja amerikane foli para gazetarëve në prag të takimit ministror të NATO-s. Shefat e diplomacive të shteteve anëtare do mblidhen më 3 dhe 4 prill në selinë e aleancës në Bruksel.
Data e takimit përket me përvjetorin e 75 të themelimit të organizatës më të madhe ushtarake në botë. Në këtë takim Suedia, anëtarja me e re e aleancës do merr pjesë për herë të parë si anëtare fuqiplotë./rtk