Mysafiri i sontem në BBVA ishte Luiz Ejlli.
Dhe në pjesën e dytë me të marrë fjalën ai në një moment ngatërroi Ledionin, me ish prezantuesen Arbana Osmani, shkruan lajmi.net.
Deri sa po fliste ai tha “më falë Arbanë”, ndërsa Ledioni u ndje në “siklet”.
E Arbana Osmani ishte moderatore e vitit të kaluar, kur dhe Ejlli kishte fituar.
Prajmi i sontëm u karakterizua me akuza të disa banorëve në drejtim të Romeos.
Ky i fundit është dërguar në dhomën e rrëfimeve.