Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, u takua sot me homologun e tij ukrainas Volodymr Zelenskyy.
Takimi me dyer të mbyllura u zhvillua në zyrën e punës në Dolmabahçe në Istanbul.
Ndërkaq, presidenti ukrainas Zelenskyy tha se ata kanë arritur “rezultate serioze humanitare” falë përpjekjeve të Türkiyes.
Ai e falënderoi presidentin Erdoğan dhe popullin turk për mbështetjen e tyre për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.
Zelenskyy mbërriti për një vizitë zyrtare në Türkiye më herët gjatë ditës, së bashku me një delegacion që përfshinte edhe ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Rustem Umerov.