Analisti Shkëlzen Gashi fillimisht tha se në vitin 2013 kishte lobuar me “mish e me shpirt” që me humb si kryetar i Prishtinës, Isa Mustafa. Por tani ai tha se kryetari më i mirë i kryeqytetit që nga paslufta ka mbetur pikërisht Isa Mustafa.
“Pas Isa Mustafës e sollën “Harvardin” (Shpend Ahmetin), për 8 vjet e shkatërroi më zi se ai”, tha Gashi në Pressing.
“E rrëzuam edhe Shpendin, qe po e bijmë Londrën – Përparim Ramën, që dy vjet ka ardhë njeri i LDK-së në krye të Prishtinës nuk po është në gjendje me mshelë bërllogun, nuk po është në gjendje qentë endacake mi hekë”.
“Dmth, nëse është t’u na pa. Isa Mustafa është kryetari më i mirë që e ka pas Prishtina prej masluftës”, tha Gashi në Pressing.