Spiropali nga Haga pas takimit me Thaçin: Lufta e UÇK-së nuk baltoset, pjekuria e Kosovës të mos kthehet kundër vetes

0 minutes, 51 seconds Read

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi në ambientet e paraburgimit në Hagë.

Në një prononcim pas takimit, ajo tha se e gjeti Thaçin në gjendje të mirë dhe duke ndjekur zhvillimet në Kosovë e Shqipëri. “Përmes tij i dërgova të falat e mia por edhe të Qeverisë Shqiptare, dhe besoj që të gjithë popullit shqiptar, edhe të tre luftëtarëve të tjerë, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”, tha ajo.

Spiropali theksoi se lufta e drejtë e UÇK-së nuk mund të “njolloset dhe baltoset”.

Ajo konfirmoi se i shprehu Thaçit mbështetjen e plotë të Qeverisë Shqiptare dhe të kryeministrit Rama “për një proces të rregullt dhe të drejtë, i cili në fund të prodhojë drejtësi historike, e jo padrejtësi historike”.

Po ashtu, ministrja shqiptare uroi që pjekuria shtetërore e Kosovës për votimin e Dhomave të Specializuara “të mos kthehet në të kundërtën e vet”./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme