Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Dragash-Zhur, në të cilin humbën jetën nënë e bijë.
Dyshohet se shkaktar i këtij aksidenti është bërë shoferi i kamionit, i cili përderisa ishte duke hyrë në kthesë, nuk kishte arritur të përshtat shpejtësinë e mjetit me kushtet e rrugës.
Gruaja e cila vdiq bashkë me të bijën në aksident, ka lënë pas vetes edhe dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë./KlanKosova