Ambasada gjermane thyen heshtjen: ja mesazhi i prerë për institucionet pas akuzave të pushtetit për ndërhyrje në Kushtetuese

0 minutes, 51 seconds Read

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë u ka bërë thirrje krerëve të institucioneve shtetërore që të zbatojnë me përpikëri aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, menjëherë pas shpalljes zyrtare të tij.

Diplomatët gjermanë kanë zgjedhur të mos u kundërpërgjigjen pretendimeve të eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët thonë se vizitat e ambasadorëve në organin më të lartë juridik përbëjnë ndërhyrje në pavarësinë e këtij institucioni.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Përfaqësia gjermane nuk i komenton procedurat që po shqyrtohen aktualisht në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, kërkojmë nga të gjitha palët institucionale që të respektojnë vendimin final sapo ai të bëhet publik”, thuhet në reagimin e tyre dhënë për RTV21.

Ky pozicionim i prerë i Berlinit zyrtar vjen në kohën kur zyrtarët e partisë në pushtet po insistojnë që Gjykata të aprovojë kërkesën e tyre për ta shpallur kundërkushtetues dekretin e Presidentes Vjosa Osmani./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme