12 vjet nga përfundimi i mbikqyrjes së pavarësisë, Kurti falënderon aleatët për përkrahjën

0 minutes, 38 seconds Read

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është mirënjohës për mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, pasi sot janë bërë 12 vjet nga përfundimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

“10 shtatori 2012 ishte kur përfundoi mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës dhe neve na u besua plotësisht progresi si vend i pavarur dhe demokratik. Është shënuar dita kur aleatët tanë ndërkombëtarë u konfirmuan se vendi mund të mbështetet në themelet e veta institucionale për të çuar përpara”, ka shkruar Kurti në X.

Tutje, kryeministri ka shprehur mirënjohje ndaj aleatëve, pasi falë tyre, Kosova ka kuadër të fortë institucionale.

Publikime te ngjashme