Tragjedia ajrore në Londër: Publikohen pamjet e fundit të avionit, viktimë edhe një infermiere në ditën e parë të punës

0 minutes, 58 seconds Read

Katër persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua dhe shpërtheu në flakë pak minuta pas ngritjes nga Aeroporti Southend në Londër.

Tragjedia ndodhi të dielën rreth orës 16:00, kur fluturimi SUZ1 i kompanisë holandeze Zeusch Aviation u përplas brenda perimetrit të aeroportit.

Ndërkohë, mediat britanike kanë publikuar pamje që tregojnë momentet e fundit të avionit duke lëvizur në pistë, para se të përfshihej nga flakët pas ngritjes.

Bëhet e ditur se viktimat janë shtetas të huaj, përfshirë dy pilotë holandezë dhe infermieren kiliane, Maria Fernanda Rojaz Ortiz, e cila tragjikisht ishte në ditën e saj të parë të punës si “infermiere fluturimi”.

Avioni 12-metërsh, i cili shërbente si ambulancë ajrore, sapo kishte përfunduar transportimin e një pacienti në Mbretërinë e Bashkuar dhe po kthehej në bazë.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për familjarët e viktimave të këtij aksidenti.

Autoritetet kompetente po vazhdojnë punën për identifikimin zyrtar të të gjitha viktimave dhe hetimin e plotë të shkaqeve të aksidentit, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme