Tragjedi në Francë: Vdes foshnja pas një incidenti me një 6-vjeçar në spital

0 minutes, 38 seconds Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një fëmijë 6-vjeçar dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e një foshnjeje të parakohshme, pasi e ka hedhur atë në dysheme.

Ngjarja tragjike u regjistrua në Spitalin Pediatrik Jeanne-de-Flandre në qytetin e Lille.

Për pasojë, foshnja e quajtur Zayneb-Cassandra, ndërroi jetë ditën e premte si rezultat i një dëmtimi të rëndë cerebral, raporton lajmishqip.

Gjyshja e viktimës deklaroi për gazetën franceze “La Voix du Nord”:

“Djali vinte çdo mëngjes në orën 7 dhe e kalonte gjithë ditën duke vrapuar korridoreve. Të gjitha nënat ishin ankuar, madje një infermiere e kishte paralajmëruar nënën e tij se diçka nuk ishte në rregull”, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme