Sinjalet e para nga Abu Dhabi: Trump thyen heshtjen për fatin e luftës në Ukrainë! Po ndodhin gjëra të mira…

0 minutes, 56 seconds Read

Presidenti amerikan, Donald Trump, u është përgjigjur shkurtimisht interesimit të gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pak para nisjes së tij drejt shtetit të Iowa-s.

Ai ka komentuar situatën e luftës në Ukrainë, duke u bazuar në bisedimet trepalëshe që u zhvilluan gjatë javës së kaluar.

“Po ndodhin gjëra shumë të mira në Ukrainë dhe Rusi”, ka pohuar lideri amerikan, duke zgjedhur të mbetet diskret dhe pa dhënë detaje shtesë mbi procesin.

Kujtojmë se në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, përfaqësuesit e SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë zhvilluan bisedime trilaterale – një format ky tejet i rrallë që nga nisja e invazionit më 2022, që shënoi takimin e parë direkt për përfundimin e konfliktit.

Ndonëse takimi u cilësua si “konstruktiv”, ai ende nuk ka prodhuar një marrëveshje përfundimtare apo ndonjë armëpushim të menjëhershëm mes palëve.

Çështja e territorit mbetet pika më e nxehtë – ndërsa Rusia kërkon kontrollin mbi pjesë të Donbasit, Ukraina qëndron e palëkundur në mbrojtjen e integritetit të saj territorial./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme