Rubio falënderon presidenten Osmani: Kosova po luan rol kyç për paqen në Gaza

0 minutes, 52 seconds Read

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar takimin e tij zyrtar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke vlerësuar lart kontributin e shtetit kosovar në promovimin e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

Gjatë këtij takimi, Rubio shprehu mirënjohje të veçantë për rolin e Kosovës si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, si dhe për angazhimin e drejtpërdrejtë të presidentes Osmani në mbështetje të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“U takova me presidenten Vjosa Osmani dhe e falënderova atë dhe popullin e Kosovës për përkushtimin e tyre ndaj paqes, duke qenë pjesë aktive e Bordit të Paqes. Vlerësoj lart kontributet e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza”, deklaroi Rubio përmes një komunikate. Sipas sekretarit amerikan, përfshirja e Kosovës në këto iniciativa globale dëshmon qartë rolin konstruktiv dhe rritjen e peshës së këtij vendi në çështjet e sigurisë botërore./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme