Labinot Rexha, ish-konkurrenti i “Big Brother VIP Kosova 4”, ka shkaktuar reagime të shumta me një video shpërthyese në rrjetet sociale.
Pas largimit të tij, të cilin ai e konsideron një eliminim të padrejtë pavarësisht mbështetjes që pretendon se kishte nga publiku, këngëtari ka vendosur të demaskojë atë që ai e cilëson si një “aferë” të fshehtë brenda shtëpisë më të famshme.
Në pamjet e publikuara, të cilat duket se janë regjistruar jashtë vëmendjes së kamerave zyrtare, ish-banorja Bia Khalifa shfaqet me një telefon në dorë, pajisje kjo që dyshohet se i përkiste konkurrentes tjetër, Alba Pollozhanit.
Rexha akuzon drejtpërdrejt produksionin se ka tentuar ta mbajë këtë fakt të fshehtë, duke cituar një kërkesë të supozuar të Olsa Muhamedit për heshtje absolute.
Sipas tij, prania e telefonit është një shkelje flagrante e rregullave dhe licencës ndërkombëtare të formatit “Big Brother”, ku izolimi dhe mungesa e informacionit nga jashtë janë parime bazë. Rexha hedh dyshime të forta se pajisja i është siguruar Albës nga vetë produksioni. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ky denoncim i hapur do të marrë një përgjigje zyrtare./lajmishqip.net
