Komuna e Prishtinës e dënon ashpër veprimin e Sveçlës: “Qëllimi i LVV-së është përdhosja e institucioneve”

1 minute, 39 seconds Read

Komuna e Prishtinës përmes një reagimi për media e ka dënuar ashpër demolimin e pajisjeve në sallën e mbledhjeve në Komunën e Prishtinës – pas miratimit të buxhetit nga shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla.

“Dënojmë ashpër dhe me indinjatë të thellë sjelljen e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, i cili vandalizoi sallën e Kuvendit Komunal, duke përdhosur institucionin dhe duke sfiduar parimet bazë të demokracisë”, thuhet në reagim.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Ky akt është një goditje brutale ndaj vlerave tona institucionale dhe një fyerje ndaj qytetarëve që presin nga përfaqësuesit e tyre të mbrojnë dhe avancojnë interesat e përbashkëta, jo të shkatërrojnë atë që u përket të gjithëve”.

Në reagim potencohet se prej muajsh, asamblistët e Vetëvendosjes kanë bllokuar çdo iniciativë në të mirë të qytetarëve, duke përfshirë këtu edhe miratimin e buxhetit me qëllim që të krijojnë ngërç dhe të bllokojnë ofrimin e shërbimeve jetike për qytetarët.

“Sot, Vetëvendosje e demaskoi veten, duke dëshmuar se qëllimi i tyre i vërtetë ka qenë dhe mbetet: përdhosja e institucioneve dhe penalizimi i qytetarëve. Kjo sjellje është një akt i turpshëm që meriton dënimin e çdo qytetari dhe të çdo institucioni demokratik”.

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga organet e rendit që ta trajtojnë këtë rast me seriozitet maksimal, si për pengesën që iu bë përfaqësuesve në ushtrimin e detyrave të tyre kushtetuese, ashtu edhe për dëmtimin e pronës publike.

“Institucionet nuk janë fushëbeteja të interesave të ngushta politike, por baza mbi të cilën qëndron mirëqenia e qytetarëve. Veprime të tilla nuk janë vetëm të papranueshme, por edhe të rrezikshme për stabilitetin tonë si shoqëri demokratike”.

 

Publikime te ngjashme