Kampion i antikorrupsionit nga DASH, ambasada e SHBA uron Dumanin: Frymëzim për ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës

0 minutes, 50 seconds Read

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë e ka uruar kreun e SPAK, Altin Dumani pas vlerësimit që ky i fundit mori nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken si një ndër kampionët e luftës kundër korrupsionit.

Teksa i cilësoi frymëzuese përpjekjet e Dumanit, ambasada e SHBA shprehet se do të jetë gjithnjë pranë tij dhe institucioneve të drejtësisë derisa barazia para ligjit të bëhet realitet për të gjithë qytetarët shqiptarë.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, shkruan ambasada.

Publikime te ngjashme