Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është vënë nën pranga pas një operacioni të koordinuar në mënyrë precize nga njësia elitë “Delta Force”, pjesë e forcave speciale të Ushtrisë amerikane. Ky zhvillim i bujshëm është bërë i ditur nga një raportim i rrjetit prestigjioz CBS News, i cili citon burime të nivelit të lartë brenda zyrtarëve ushtarakë të SHBA-së.
Ky informacion vjen si dritëhije mbi deklaratën e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili konfirmoi zyrtarisht kapjen e Maduros dhe bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit, lideri venezuelas është nxjerrë tashmë jashtë territorit të vendit. Aksioni pason një seri bombardimesh strategjike që Shtetet e Bashkuara kryen në Karakas gjatë orëve të mesnatës, sipas kohës lokale, duke shënuar një pikë kthese dramatike në rajon./lajmishqip.net
