Osmani: Duhet të forcojmë mbrojtjen shkaku i Serbisë

Rusia dëshiron të “hapë një front të ri kundër Perëndimit” duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor, ka thënë presidentja Vjosa Osmani në një intervistë për median polake, TVP World. Osmani tha gjithashtu se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian. “Rusia dhe Putini duan të hapin një front të ri kundër Perëndimit duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor”. […]

Kurti: 17 muaj trajtim i lëndës nga Kushtetuesja, nuk zbehën bindjen që projekligji për Byronë është i duhur dhe i nevojshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook të mërkurën për mbledhjen e 220 të Qeverisë e mbajtur sot. Kurti tha se e kanë nisur mbledhjen me miratimin e projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ai tha se u desh të presim 17 muaj që Gjykata Kushtetuese ta […]

Trepça fiton Superkupën e Kosovës në basketboll

Trepça ka nisur edicionin e ri ashtu si e përfundoi të kaluarin – me trofe. Skuadra nga Mitrovica është fituese e Superkupës së Kosovës në basketboll, duke mposhtur Prishtinën në finale. Në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Trepça triumfoi me rezultat 89:73. “Xehetarët” kanë treguar edhe një herë pse […]

Vajzat koreano-veriore që qajnë teksa dënohen dhe poshtërohen publikisht – në pamjet e rralla të zyrtarëve të regjimit të Kim Jong Un

Disa pamje të shfaqura thuhet se zbulojnë se si vajzat koreano-veriore poshtërohen dhe ndëshkohen publikisht për shikimin e mediave të Koresë së Jugut. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë një seancë turpëruese publike në një auditor të madh, ku dhjetëra të rinj koreano-veriorë janë rreshtuar para ushtarëve dhe qortohen për ‘krimet’ e tyre. […]

Aziri: Kjo qeveri po punon në deshqiptarizimin e shtetit, po rikthen tema që nxisin tensione shoqërore

Elmi Aziri nga Fronti Europian në press konferencë tha se kjo qeveri po rikthen në diskutim tema që po nxisin tensione shoqërorë, me ndihmën e deputetëve shqiptarë nga koalicioni VLEN që sipas tij nuk po reagojnë dhe nuk marrin përgjegjësi. “Ligji për Branitellat u mundësua falë deputetëve të VLEN-it që bënë kuorum dhe u rikthyen […]

Trump tha se emigrantët nga Haiti hanë mace dhe qen – ja si u përgjigjën moderatori i debatit dhe Kamala Harris

Donald Trump ka pohuar se emigrantët që po hyjnë në SHBA po hanë kafshë shtëpiake. Deklarata e çuditshme erdhi pasi bashkëgaruesi i tij në garë JD Vance përhapi pretendimet se haitianët po rrëmbenin mace dhe qen në qytetin e Springfield, Ohio. Gjatë një debati televiziv me Kamala Harris, ai tha: “Shumë qytete nuk duan të […]

Ish-hetuesi policor, Rrecaj mendon se aktakuza për rastin Banjska është e ngutshme, dhe ka ardhur si rezultat i presionit të Qeverisë

Ish-hetuesi policor, Visar Rrecaj ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për ushtrimin e presionit të paarsyeshëm në ngritjen e aktakuzës për sulmin në Banjskë, duke e konsideruar vendimin e Prokurorisë Speciale për aktakuzë si të ngutshëm dhe problematik. Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, përfshirë edhe kreun e grupit terrorist Milan Radoiçiqin, […]

Irani kërcënon SHBA-të dhe Evropën pas sanksioneve për furnizimin e Rusisë me raketa

Irani ka kërcënuar se do të hakmerret pas sanksioneve të vendosura nga SHBA, Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca teksa sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken zbuloi se Teherani kishte transferuar raketa balistike në Rusi, për t’i përdorur në luftën kundër Ukrainës. Blinken tha se Uashingtoni e kishte paralajmëruar privatisht Iranin se furnizimi i Rusisë […]