“27 shtatori Dita ndërkombëtare e Turizmit”

2 minutes, 13 seconds Read

Industria e turizmit po lulëzon me dëshirën në rritje të njerëzve për të eksploruar destinacione të reja. Çdo vit miliona njerëz udhëtojnë në pjesë të ndryshme të botës.

Në vitin 2024, shteti më i vizituar është Franca me mbi 100 mil turistë, pastaj Spanja me rreth 94 mil, SHBA 72 mil, Turqia 61 mil dhe Italia rreth 64 mil turistë. Ndërsa prej qyteteve prin Bankok me 32.4 mil i pasuar nga Stambolli me 23 mil dhe Londra me 21.7 mil turistë.

Dita Ndërkombëtare e Turizmit u shpall nga UNWTO në vitin 1979 dhe festohet çdo 27 shtator, në kujtim të miratimit të Statutit të saj më 27 shtator 1970. Për herë të parë u shënua në vitin 1980, me synim të rrisë ndërgjegjësimin mbi rolin e turizmit në zhvillimin kulturor, social dhe ekonomik të botës.

Edhe Republika e Kosovës posedon monumente natyrore, kulturore dhe historike të cilat janë shumë atraktive për vizitorët nga mbarë bota, sidomos qyteti i Prizrenit, i cili rënditet ndër 7 qytetet më të vizituara në Gadishullin Ballkanik dhe ndër më tërheqësit në trojet shqiptare.

OJQ “GIS Software Solution”, e cila realizon projekte për promovimin e turizmit dhe mbrojtjen e mjedisit, duke shfrytëzuar GIS-in, ka përgatitur “Katalogun Turistik të Komunës së Prizrenit”, i cili është vendosur në pikat më të frekuentuara të këtij qyteti.

E veçanta e këtij katalogu janë pamjet e monumenteve turistike të incizuara përmes dronit, si dhe prania e QR code, që u mundëson vizitorëve përmes navigacionit të gjejnë saktë lokacionin e të gjitha monumenteve.

Në vitet e fundit, përveç këtij projekti, OJQ “GIS Software Solution” ka promovuar edhe Katalogun Turistik për Komunën e Suharekës dhe qytetin e Suharekës, si dhe Hartën e Monumenteve Natyrore dhe Kulturore të Komunës së Suharekës, po ashtu edhe Hartën Orientuese të Qytetit.

Të cilat janë vendosur në zonat me të frekuentuara dhe pranë monumenteve kulturore dhe historike të kësaj komune.

Këto projekte kanë ndikuar në rritjen e vizitave në monumentet natyrore dhe kulturore, si dhe në promovimin e turizmit, jo vetëm për diasporën shqiptare, por edhe për turistët e huaj që vizitojnë këto komuna

Rëndësia e përdorimit të GIS-it në promovimin e turizmit është esenciale dhe e domosdoshme, këtë e dëshmon edhe përdorimi në nivele globale si psh, projekte të tilla si UNESCO World Heritage GIS Maps përdoren për të promovuar trashëgiminë kulturore botërore dhe për të ndihmuar turizmin e qëndrueshëm.

Publikime te ngjashme