Zyrapi: Për pesë ditë në Rahovec ishin rreth 2 mijë trupa serbë

2 minutes, 3 seconds Read

Për të shtatën ditë me radhë, ish shefi i shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi, është duke e vazhduar dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Gjykatën Speciale, ku është intervistuar nga avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts.

Zyrapi është pyetur nga Roberts për situatën që ka qenë në komunën e Rahovecit dhe sulmet që kishin ndodhur në këtë pjesë.

Ai deklaroi se për pesë ditë në Rahovec kanë qenë rreth 2 mijë trupa, 1 mijë që ishin të pranishme dhe 1 mijë të tjerë që erdhën nga komunat e tjera.

Pjesë nga intervistimi i Zyrapit:

Geoffrey Roberts: A kishte forca serbe në terren në Rahovec?

Bislim Zyrapi: Jo, pak por kishte shumë që kishin ardhur edhe nga drejtime të tjera për t’i vënë në krye të sulmit në Rahovec.

Geoffrey Roberts: Sa forca përafërsisht ndodheshin në atë moment apo është e vështirë për ta vlerësuar?

Bislim Zyrapi: Brenda për brenda para se të filloj kjo ishin rreth 1 mijë trupa nga Serbia brenda Rahovecit, të armatosur mirë dhe veprimet e tjera njësitë e tjera kishin ardhur nga Gjakova dhe nga Prizreni, dikund llogaritet që kanë ardhur edhe 1 mijë të tjera. Në përgjithësi kanë qenë rreth 2 mijë trupa me armë të tyre.

Geoffrey Roberts: Keni shpjeguar se kur jeni takuar me zotërin Selimi në Rahovec, keni thënë se ai ju ka informuar për këtë se çfarë po bënin në bashkëpunim me njësitë lokale, kështu?

Bislim Zyrapi: Po.

Geoffrey Roberts: Prej një sy lokali, ju kërkoi ndihmë dhe udhëzime dhe pak kohë pas kësaj e merrte për detyrë komandanti i zonës, ndërkaq komandanti i zonës ka qenë Musa Jashari apo dikush tjetër?

Bislim Zyrapi: Po në këtë rast ka qenë komandant Musa Jashari.

Geoffrey Roberts: Sa kohë keni qëndruar në rrethanat e Rahovecit, për para se të shkonin në territore të tjera për të ndihmuar komandantët e tjerë?

Bislim Zyrapi: Për disa ditë kemi qëndruar në Rahovec për të forcuar vijën e mbrojtjes dhe derisa i kemi pasur katër pesë sulme të forcës serbe që kanë tentuar ta depërtojnë këtë vijë. Mund të them që katër ose pesë ditë kemi qenë mos edhe më tepër.

Publikime te ngjashme