Zulfaj kundërpërgjigjet pas dekretit të Osmanit: Lëvizja Vetëvendosje e respektoi Kushtetutën, opozita po bllokon sërish

1 minute, 18 seconds Read

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti dhe zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve dramatike në legjislativ dhe dekretit të Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, veprim ky që e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme.

Përmes një komunikimi në Facebook, ai ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje ka operuar në përputhje absolute me aktin më të lartë juridik gjatë tërë procesit të tentimit për zgjedhjen e presidentit.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Sipas tij, Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka respektuar Kushtetutën në çdo dimension dhe në plotësi.

Së pari, subjektit i tyre nominoi dy kandidatë për të siguruar garën, ndonëse PDK-ja dhe LDK-ja me 37 deputetët e tyre dështuan të sillnin ndonjë propozim alternativ.

Së dyti, seanca u iniciua brenda afatit ligjor për të nisur procedurën e nevojshme të zgjedhjes.

Së treti, janë ndërmarrë të gjitha veprimet kushtetuese deri te verifikimi i pranisë fizike të deputetëve në sallën e mbledhjeve.

Së katërti, seanca u pezullua për shkak të mungesës së kuorumit, me qëllim vazhdimin e saj në momentin kur deputetët t’i kthehen detyrës dhe obligimit të tyre shtetëror.

Zulfaj bëri një paralelizëm me vitin e kaluar, duke akuzuar opozitën se po humb kohë sërish me bojkot, ashtu siç bënë dikur me zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Megjithatë, ai e mbylli reagimin duke nënvizuar se kreu i shtetit duhet të zgjidhet pashmangshëm./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme