Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot një mbledhje vendimtare në nivel të strukturave më të larta drejtuese. Sipas burimeve brenda këtij subjekti politik, në selinë qendrore të partisë do të mblidhet Kryesia e ngushtë për të diskutuar situatën e krijuar.
Takimi është planifikuar të nisë në orën 14:00, ku vëmendja është kthyer tërësisht nga selia e LDK-së. Në këtë mbledhje, krahas kryetarit Lumir Abdixhiku, raportohet se do të jenë të pranishëm edhe nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm i partisë./lajmishqip.net
