Zbardhen vendimet e mbledhjes elektronike të Qeverisë: Kursime, riformulime dhe një emërim në ARC

0 minutes, 29 seconds Read

Qeveria në detyrë ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, ku ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për realizimin e kursimeve dhe ndarjeve buxhetore, sipas tabelave të specifikuara në aneksin A (Kursimet) dhe aneksin B (Ndarjet).

Gjithashtu, është miratuar edhe kërkesa tjetër e Ministrisë së Financave për riformulimin e pikës 2 të Vendimit të Qeverisë (Nr. 09/273, i datës 31 tetor 2025), bëhet e ditur në komunikatë.

Kabineti qeveritar në detyrë ka proceduar edhe me emërimin e Jetmir Hazirit në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme