Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, është shprehur optimist për zgjedhjet e 9 shkurtit
Ai ka bërë me dije se këto zgjedhje janë mundësi e mirë që shteti i Kosovës të kthehet në binaret normal.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se më 14 shkurt të vitit 2011 qytetarët e Kosovës u mashtruan.
“9 shkurti i vitit të ardhshëm është një mundësi e artë për ta rikëthy shtetin e Kosovës në binarët e një shteti normal. Shoqëria kosovare me 14 shkurt 2021 ra viktim e mashtrimeve spektakulare të një hipokriti dhe një grumbulli të analfabetëve funksional, që nuk e kishin iden se çka është shteti. Po kalojn 4 vite kur Kosova ra në duar të infantilve politik, të cilët e ndalën rrugëtimin e zhvillimit dhe integrimit e vendit tonë i cili pësoj një regresë në të gjutha fushat e jetës si dhe u vu nën sanksione të atyre që na ndihmuan për të arritur deri këtu ku jemi”, ka shkruar Berisha.