Në një kohë kur informacioni është kudo, por kuptimi gjithnjë e më rrallë, një platformë e re shqiptare po krijon një hapësirë të re me libra seriozë të mendimit modern – të përmbledhura në audio-episode 20–35 minuta.
Xixe.art është një nismë digjitale që sjell libra audio dhe përmbledhje të ideve kryesore nga veprat më të rëndësishme të mendimit bashkëkohor, historisë, filozofisë, politikës dhe zhvillimit personal. Qëllimi nuk është zëvendësimi i librit origjinal, por ndezja e një shkëndije interesi për dijen.
Platforma është e hapur për të gjithë përmes faqes www.xixe.art si dhe në Spotify https://shorturl.at/Xe7Pq Apple Podcasts https://shorturl.at/3SlET dhe YouTube https://www.youtube.com/@xixeart – pa pagesë, pa reklama dhe pa përdorimin e të dhënave personale.

Si të mos humbisni episodet e reja? Mjafton të bëni follow show-in Xixë në
Spotify ose Apple Podcasts – vetëm kështu do të njoftoheni automatikisht për çdo libër të ri audio.
Në një kohë të mbushur me dezinformim dhe përmbajtje të shpejtë pa thelb dhe me kakofoni, Xixë synon të jetë një alternativë më e qetë, më e thellë dhe më e rëndësishme.
Dija nuk vjen vetë – por Xixë e sjellë më afër.


