Aleksandar Vulin, zëvendëskryeministër i Serbisë, ka dhënë një intervistë për mediumin rus “RIA Novosti”, ku ka bërë një deklarim që lehtësisht mund të shihet si kërcënim.
Duke folur për situatën në Kosovë, Vulini, që është i sanksionuar nga ShBA-ja, tha se situata mund të eskalojë në çdo moment. Nëse eskalon, tha Vulini, “Serbia nuk do të qëndrojë duarkryq”.
“Situata në provincën jugore serbe – siç Vulin e quan Republikën e Kosovës v.j. – mund të eskalojë në cilindo moment. Kur dhuna përdoret kundër serbëve, është e pamundshme të pritet që secili, sidomos Serbia, do të qëndrojë duarkryq e të shikojë. Natyrisht se ne s’do të bëjmë ashtu” – tha ai.