Vuçiq: Egjipti e ka njohur Kosovën por aty nuk ka aktivitete serioze

1 minute, 12 seconds Read

“Ne po kërkojmë të punojmë. Ne shikojmë të rregullojmë gjërat nga e kaluara dhe të ndërtojmë të ardhmen, sepse e shohim Egjiptin si një mik të sinqertë. Biseduam edhe për Kosovën. Ju e dini se Egjipti e ka njohur Kosovën, por aty nuk ka pasur asnjë aktivitet, asnjë përmbajtje serioze”, ka pretenduar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiqi, i cili është në një vizitë zyrtare në Egjipt, ka thënë për televizionin publik serb, RTS se është “pothuajse i sigurt se kështu do të mbetet” kur bëhet fjalë për pozitat në organizatat ndërkombëtare, transmeton Paparaci.

“Ne kemi arritur t’i afrojmë shumë marrëdhëniet tona, saqë do të habitesha nëse do të ndodhte diçka ndryshe. Ashtu si Egjipti mund të llogarisë në mbështetjen tonë, jam i sigurt se në të ardhmen do të kemi mbështetjen e vendit më të populluar arab për këto çështje të rëndësishme në forumet botërore”, shpreson Vuçiqi.

Serbia dhe Egjipti gjithashtu kanë qëndrim të ngjashëm, pothuajse identik ndaj konfliktit në Ukrainë.

“Duam paqe, duam armëpushim, duam paqe”. Në të njëjtën kohë, ne të dy jemi ndër vendet e pakta që janë ende nën presion për të vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse dhe asnjëri prej nesh nuk i ka vendosur ato”, ka thënë ai.

Publikime te ngjashme