Vuçiq e vajton ikjen e ushtarëve rus 20 vite pas: “Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse u larguan ata nga Kosova”

0 minutes, 33 seconds Read

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në Serbi ka folur edhe për largimin e forcave ruse të cilat ishin vendosur në Kosovë pas hyrjes së NATO-s.

Vuçiq ka deklaruar se ende s’e kupton pse forcat ruse ishin larguar dhe se pse askush s’ia ka shpjeguar pse ka ndodhur një gjë e tillë.

“Ende nuk e kuptoj pse u larguan rusët nga Kosova dhe askush nuk ma ka shpjeguar ndonjëherë”, ka thënë presidenti serb Vuçiq, shkruan euronews, transmeton Express.

Sipas një njoftimi zyrtar të NATO-s, forcat ruse ishin larguar nga Kosova në vitin 2003. Ato fillimisht ishin vendosur në Aeroportin e Prishtinës.

Publikime te ngjashme