Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se Këshilli i Europës do të marrë vendim për kërkesën e Kosovës më 17 maj.
Ai gjithashtu tha se edhe në OKB do të caktohet votimi për rezolutën për Srebrenicën më 13 ose 14 maj, duke shtuar se kjo do të jetë “java më e vështirë për Serbinë”.
“Me shumë mundësi do të ketë votim në datën 13 ose 14, sigurisht në javën ndërmjet datës 13 dhe 17 majit. Me shumë mundësi Këshilli i Europës do të marrë një vendim në mëngjesin e datës 17. Sigurisht që do të jetë java më e vështirë për ne, nga data 13 deri në datën 17”.