Vuçiç vazhdon me kërcenimet e tij të zakonshme për luftë: “Jeta është luftë…”

0 minutes, 53 seconds Read

“Lufta është jetë, jeta është luftë! Asnjë dorëzim”, ky është mesazhi kërcënues që presidenti i Serbisë e bëri sot përmes një postimi në Instagram.

Kjo vërteton deklaratën e kryeministrit kosovar, Albin Kurti për alarmin e hakmarrjes nga Serbia. Shefi i ekzekutivit ka alarmuar për rrezikun e një lufte që mund ta nisë Serbia në rajon.

Mediumi zviceran, NNZ, ka cituar Kurtin duke thënë se shteti serb nuk ka hequr dorë nga hakmarrja në Kosovë.

“Aspak, Vuçiçi thjesht po e mashtron Perëndimin. Elita që e dominon vendin nuk ka hequr dorë kurrë nga projekti i Serbisë së Madhe”, ka thënë ai.

“Thjesht quhet diçka ndryshe tani, domethënë ‘Bota Serbe’. Kjo do të thotë bashkim i të gjithë serbëve në një vend. Kjo do të nënkuptonte shpërbërjen e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës. Vuçiqi ushtron edhe durim strategjik, por synimi mbetet hakmarrja. Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”, u shpreh Kurti.

Publikime te ngjashme