Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë: Detajet e konfliktit që përfundoi me të shtëna arme dhe dy të lënduar

0 minutes, 49 seconds Read

Një ngjarje e rëndë që cilësohet si vrasje në tentativë ka tronditur pasditen e së enjtes qytetin e Fushë Kosovës.

Sipas raportimeve zyrtare nga policia, një person është vënë në pranga pasi dyshohet se, si pasojë e një mosmarrëveshjeje të momentit, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një tjetri.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Gjatë këtij konfrontimi fizik, të dy protagonistët e përfshirë kanë pësuar lëndime trupore; i dyshuari është liruar pas ndihmës mjekësore, ndërsa viktima po vazhdon trajtimin e mëtutjeshëm në spital.

Në vendin ku ndodhi incidenti, hetuesit kanë arritur të sekuestrojnë një armë zjarri (pistoletë me gaz), një karikator, 10 fishekë përkatës, si dhe tri gëzhoja të shkrepuara po ashtu me gaz.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e çantës së të dyshuarit, ku janë gjetur edhe 10 fishekë të tjerë rezervë, teksa me vendim të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar tashmë është dërguar në mbajtje./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme