Vrasja e rëndë në Prishtinë, Policia: Janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha

0 minutes, 45 seconds Read

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të vrasjes së rëndë në Prishtinë, që ndodhi të martën në mbrëmje.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se vrasja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës mashkull kosovar si dhe janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha.

“Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, një karikator me 3 fishekë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë që janë sekuestruar në cilësi të provave materiale.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Publikime te ngjashme