Votat nën lupë: nis rinumërimi masiv në QNR për qindra vendvotime në mbarë vendin

0 minutes, 30 seconds Read

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka filluar zyrtarisht procesi i rinumërimit për 914 vendvotime, të cilat përfshijnë të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, raporton IndeksOnline.

Ky proces vjen si pasojë e vendimit të fundit të KQZ-së, ku është përcaktuar rinumërimi i këtyre 914 kutive nga gjithsej 2,557 sosh, në të cilat u zhvillua votimi i rregullt gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të datës 28 dhjetor 2025. Ky rinumërim synon të sqarojë çdo paqartësi dhe të garantojë integritetin e rezultatit final për Kuvendin e Kosovës.

Njoftimi i plotë: /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme