Në vitin 2024 ka pasur më pak raste të vrasjeve në krahasim me vitin paraprak.
Nga statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës, në vitin 2024 janë kryer 17 vrasje, ose 41% më pak sesa në vitin 2023, kur u regjistruan 29 sosh.
Po ashtu edhe vepra të tjera si lëndim i rëndë dhe i lehtë trupor, vjedhjet, grabitjet dhe kontrabanda kanë shënuar rënie gjatë vitit 2024.
Dhuna në familje mbetet shqetësuese edhe në vitin 2024, ku kishte rritje për 6% në krahasim me një vit më parë.