Gledio Muka, 36 vjeç, ishte në krye të detyrës si kamarier në orët e vona të së shtunës, duke u shërbyer klientëve të fundit të mbetën në lokalin ku punonte në Memaliaj.
Por, kjo ditë e gjatë pune rezultoi fatale për Gledion, i cili mbeti viktimë e atentatit të mirëmenduar për një nga klientët që ndodheshin në lokal, rreth orës 23:20. Plumbat kishin shenjestër biznesmenin e Shqyo Kalemi, por autorët e mllefosur dhe të vendosur për ekzekutimin e tij qëlluan pa mëshirë drejt lokalit, duke lënë të vdekur në vend kamarierin. Viktimë mbeti dhe një klient, që po konsumonte pije në lokalin e lagjes në ato çaste, Marsel Çela, 47 vjeç.
Këto atentate mafioze nëpër lokale, restorante dhe ambiente publike, marrin shpesh jetë njerëzish të pafajshëm, pa asnjë lidhje me hakmarrjet apo inatet mes personave të përfshirë në veprimtari kriminale.
Në maj të vitit 2022, 19-vjeçari Azbi Selimaj mbeti i plagosur nga konflikti të armatosur në lokalin ku kishte nisur punë në Don Bosko. Autorët derdhën breshëri plumbash për të vrarë Erjon Çelën, ndërsa të plagosur mbetën 4 persona të tjerë.
Në 2 tetor 2021, gjatë një konflikti mes punonjësve dhe klientëve të një lokali në Labinot të Elbasan, viktimë mbeti kamarieri i restorantit.