Vetëvendosje i kundërpërgjigjet PDK-së për zgjedhjet: “Kjo është data e zgjedhjeve të reja..”

1 minute, 19 seconds Read

Lëvizja Vetëvendosje shprehet e gatshme për të shkuar në zgjedhje.

Prej këtij subjekti politik kanë një datë për zgjedhje, por ndryshe nga PDK-ja, për Vetëvendosjen, datë optimale e zgjedhjeve është 14 shkurti i vitit 2025, në ditën kur edhe bëhen katër vite nga mbajtja e zgjedhjeve nacionale e ku Vetëvendosje kishte fituar 50.02% të votave.

“Unë nuk mendoj se duhet të shkojmë në zgjedhje me 9 qershor, për arsye sepse çdo gjë është normale edhe në Qeveri edhe në Kuvend. 14 shkurti i vitit 2025 është data kur duhet të shkohet në zgjedhje. Kjo është data kur bëhen katër vite nga zgjedhjet nacionale. Ne do të punojmë normalisht edhe Kuvendi edhe Qeveria dhe ne nuk kemi nevojë për ndonjë datë eventuale’’, shprehet deputeti Thaçi.

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi thotë se Vetëvendosje është gati për zgjedhje dhe se nuk po sheh nisma serioze nga opozita dhe se partitë opozitare dhe se nuk po sheh guxim  që ta sjellin as mocionin e mosbesimit në Kuvend.

‘’Momentalisht unë mendoj se nuk do të ketë zgjedhje, dhe nuk pres se do të ketë zgjedhje. Ju e patë që edhe PDK, LDK dhe AAK nuk janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje, ata nuk kanë guxim as ta sjellin në Kuvend mocionin e mosbesimit. Unë i besojë Qeverisë dhe Kuvendit dhe nuk e mbështes mocionin, por kjo varet nga marrëveshjet politike, por këto marrëveshje nuk e di si bëhen. Tani për tani nuk e mbështes asnjë mocion’’, thotë ai.

Publikime te ngjashme