Vëllai i Faton Hajrizit, Artani në një lidhje direkte ka treguar se Fatoni ka qenë tek ai në Gjermani dy ditë më parë, por ky i fundit nuk e ka pranuar në shtëpi.
Artani thotë se Faton Hajrizi nuk ka qëndruar tek ai as edhe një ditë, por vetëm 1 orë ka hyrë brenda pas insistimit të tij për të biseduar.
Po ashtu, Artani thotë se i ka thënë vëllait të tij se nuk ka vend në shtëpinë e tij, pasi dëshiron të qëndrojë larg problemeve.
“Kam nejt në Polici 6 orë, e kam dhënë krejt deklaratën qysh u kon puna krejt. Pasaportën tem, të Gjermanisë edhe të Kosovës, Fatoni u kon para dy dite në Gjermani se Fatoni rregullisht u kon jasht shtetit, nuk u kon në Kosovë. Nuk ka banu te une ai. U ardh te unë para dy dite, këtu nuk ki vend te une, nuk du me prish familjen, nuk du problem. Ai u ardh në 7 ora në mëngjes dhe I ka msha ziles, e kom pa ata s’ja kom qel derën, edhe tha veq du me fol diqka me to. Ja kom qel deren, ka nejt 1 or këtu, edhe I kom thon prej këtuhit largohu se këtu të kapin policia unë nuk du me pas probleme. Jam një qytetar i thjesht nuk du me pas probleme. Qe 10 vjet jam këtu asniher nuk kam pas probleme. Nuk e di unë për çfarë arsye u shku ai atje. Ai u kon tu nejt në Spanjë, Austri, Itali e Slloveni gjatë kësaj kohe”, tha ai në Pressing.
Ai pretendon se Fatoni ia ka vjedhur dokumentet identifikuese atij, pasi që, siç potencoi vet, ato i le gjithmonë mbi tavolinë pasi që të kthehet nga puna.
Ai ka treguar se ka kërkuar nga vëllai i tij që të ju dorëzohet shtetit të Kosovës.
“I kam thënë: dorëzoju shtetit më mirë. Ai më ka thënë ‘ato janë probleme të mia’, thash kqyre vëlla ‘ti dil prej qetushit, jo jo unë ti thirri policinë vet qetu se nuk du me pas probleme”, shtoi.
Ai ka thënë se “Vet e kemi një problem në shpi jemi tu hjekë të gjithë prej tij”.
Artani ka pranuar se shoku i Fatonit ka kontaktuar në një emision në Kosovë me numrin e tij personal.
“As se ka ngu babën e vet as nënën e as vëllain e as familjen, me i pas ngu familjarët nuk kish ardh këtu, qysh nuk jemi bë na asnjë”, ka thënë Artani.