Ka ndërruar jetë babai i ish presidentit, Hashim Thaçi.
Lajmin e ka konfirmuar Behgjet Pacolli, përmes një postimi në facebook.
“Sapo mora lajmin e hidhur se Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë. Zoti e bekoftë dhe e shpërbleftë me xhenet të ndjerin.
Në emrin tim dhe të familjes sime, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Presidentit dhe gjithë familjes Thaçi per këtë humbje të madhe!”, ka thënë Pacolli.
Babai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë pas disa ditësh qëndrimi në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore./IndeksOnline/