Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për aksidentin me tre të vdekur në Liqenin e Badocit.
Ai ka thënë se dy prej viktimave janë identifikuar dhe se është duke u hetuar shkaku i aksidentit.
“Në vend të ngjarjes menjëherë pas aksidentit ka intervenuar Policia e Kosovës e cila me ndihmën e FSK-së dhe zjarrëfikësve ka nxjerrë veturën nga Liqeni i Badovcit dhe trupat e të ndjerëve. Aktualisht, ekspertët e fushës janë duke bërë hetime për shkakun e aksidentit.”
Sveçla i ka shprehur ngushëllimeve familjeve të viktimave dhe u ka bërë thirrje qytetarëve për vozitje të kujdesshme.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe në këto momente të rënda për ta jemi në krah të tyre. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për vozitje të kujdesshme në mënyrë që të shmangim dhe të mos përsëriten aksidente të tilla.”